Bota

Dënimi i Derek Chauvin, familja e George Floyd shpërthen në lot pas vendimit

21 Prill 2021, 07:49 Nga DOSJA
Dënimi i Derek Chauvin, familja e George Floyd shpërthen në lot

SHBA– Ish oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin u dënua dje për të gjitha akuzat e ngritura kundër tij në lidhje me vrasjen e tij ndaj George Floyd ku u dënua me vrasje e shkallës së dytë, vrasje e shkallës së tretë dhe vrasje pa dashje.

Anëtarët e familjes së Floyd ndoqën gjyqin live dhe kamerat e lajmeve kapën reagimet e tyre të lumtur kur dëgjuan vendimin, ndërsa ishin ulur me ekipin e tyre ligjor.

Sipas mediave amerikane, anëtarët e tjerë të familjes panë vendimin nga shtëpia e tyre në Hjuston, Teksas.

Vëllai i vogël i George Floyd, Philonise, foli me lot në sy në të njëjtën konferencë shtypi dhe kujtoi Emmet Till, djalin 14-vjeçar afro-amerikan, i cili u vra në 1955. Philonise i referohej Till si “George Floyd i parë”. Ai foli rreth asaj se si ekzistenca e pamjeve video të vdekjes së vëllait të tij ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me rastin, por gjithashtu shërbeu si një barrë emocionale.

“Ishte një film. Bota pa jetën e tij të shuar. Dhe nuk mund të bëja asgjë tjetër veçse të shikoja, veçanërisht në atë sallë, pa pushim ndërsa vëllai im u vra”. – tha Philonise.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota derek chauvin philonise floyd vrasja e george floyd derek chauvin philonise floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll