Bota

Merret VENDIMI! Juria e Minneapolis dënon ish-policin Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd

20 Prill 2021, 22:51 Nga DOSJA
Merret VENDIMI! Juria e Minneapolis dënon ish-policin Derek Chauvin

SHBA– Ish-polici i Minneapolis, Derek Chauvin është shpallur fajtor për vrajsen e George Floyd. Juria, e përbërë nga 12 anëtarë vendosi se 45-vjeçari Chauvin ishte fajtor për të gjitha akuzat, duke përfshirë vrasjen e shkallës së dytë.

Procesi gjyqësor ka nisur prej 3 javësh dhe ka marrë në pyetje mbi 45 dëshmitarë, përfshirë kalimtarë të rastit, zyrtarë të policisë dhe ekspertë mjekësorë. Ndërsa gjyqi i sotëm zgjati pak më shumë se 10 orë.

Chauvin, i veshur me një kostum gri me një kravatë blu dhe këmishë të bardhë, tundi kokën dhe qëndroi stoik kur gjykatësi lexoi vendimin. Më pas u mor nga salla e gjyqit me pranga dhe u transferua në paraburgimin e Hennepin.

Vrasja e George Floyd do të mbahet mend gjatë jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë. Prej dy javësh me miliona qytetarë mbushën rrugët e qyteteve në SHBA për të protestuar për vrasjen e tij duke sfiduar edhe pandeminë e koronavirusit.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota derek chauvin vrasja e george floyd derek chauvin vrasja e george floyd

Sondazh

Poll