Bota

“Nisi lufta”/ Politikani boshnjak: Më mirë të vdes, se sa të lejoj gjenocidet të sundojnë në Bosnjë e Hercegovinë

20 Prill 2021, 16:57 Nga DOSJA
“Nisi lufta”/ Politikani boshnjak: Më mirë të vdes,

BOSNJË & HERZEGOVINË- Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Bosnjë & Herzegovinë, Bakir Izetbegoviç ka deklaruar se një luftë mund të fillojë në Ballkan. Në një intervistë për “O kanal“, politikani ka thënë se nuk dihet se kur mund të fillojë lufta.

“Babai im u fajësua kur tha “fle i qetë, nuk do të ketë luftë”. Pastaj nisi lufta. Unë nuk do ta them këtë. Sepse nuk varet vetëm nga Alija apo Bakir”, tha Izetbegoviç.

Ndërkohë që kur u pyet a do të qëndronte dhe të merrte pjesë në luftë nëse do të niste, Kreu i SDA tha se më mirë të vdiste në luftë se sa të lejonte të tjerët të sundojnë në Bosnje & Herzegovinë.

“Absolutisht! Absolutisht! Unë preferoj të vdes sot sesa të lejoj gjenocidet të sundojnë një pjesë të Bosnjë e Hercegovinës. Padyshim. Unë po ua them këtë sot gjatë Ramazanit. Pra, nuk ka dyshim që ata do ta bëjnë atë. Ata mund ta fillojnë, por ata nuk do ta dijë se si do të përfundojë”, përfundoi ai.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni bakir izetbegoviç sda bakir izetbegoviç sda

Sondazh

Poll