Bota

India ndërmerr hapin e rëndësishëm: Do të vaksinohen të gjithë personat e rritur në ritëm rekordi

20 Prill 2021, 16:29 Nga DOSJA
India ndërmerr hapin e rëndësishëm: Do të vaksinohen

INDI-India ndërmerr hapin e madh për kontrollin e valës së dytë të Covid-19, duke vaksinuar të gjithë personat mbi moshën 18-vjeç.

Nga data 1 maj e tutje vaksinimi do të vihet në dispozicion për të gjithë personat e rritur. Ky vendim i shumëpritur vjen në momentin që shifra e të infektuarve në Indi arrin rreth 200.000 raste në ditë sipas mediave.

Kryeministri i vendit Nrendra Modi, gjate takimit ku u mor vendimi për vaksinimin e të gjiithë të rriturve në vend tha: ” India po vaksinon njerëzit me ritëm rekord botëror dhe ne do ta vazhdojmë këtë me një vrull edhe më të madh.”

Kjo masë është parë e domosdoshme në mënyrë që të kontrollohet përhapja e koronavirusit pasi numri i të infektuarve ka arritur në 15.061.919 sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Indi.

(e.k/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid-19 indi nrendra modi vaksinimi masiv ne indi covid-19 indi nrendra modi vaksinimi masiv ne indi

Sondazh

Poll