Bota

EMA gjen një lidhje mes vaksinës “Johnson and Johnson” dhe mpiksjes së gjakut 

20 Prill 2021, 15:24 Nga DOSJA
EMA gjen një lidhje mes vaksinës “Johnson and Johnson” dhe

BRUKSEL- Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka gjetur një lidhje mes vaksinës “Johnson and Johnson” dhe mpiksjes së gjakut. The Guardian shkruan se sipas EMA-së lidhje mes mpiksjes së gjakut dhe vaksinës është shumë e vogël.

EMA në raportin e saj mbi vaksinësn, ka sugjeruar kompanisë që bënë etiketat e vaksinës të shtohet një paralajmërim për mpiksje gjaku. Më parë “J&J” këshilloi të gjitha vendet evropiane që të ruanin dozat e vaksinave, për të pritur verdiktin final të EMA-së.

Javën e kaluar, Johnson & Johnson ndaloi shpërndarjen e vaksinës në vendet evropiane pasi zyrtarët amerikanë rekomanduan një pauzë të vaklsinimit të popullsisë, për shkak të disa rasteve të mpiksjes së gjakut.

Nga vaksinat që janë bërë nga ‘Johnson and Johnson’, janë shfaqur gjashtë raste me trompozë dhe me mpiksje gjaku. Nga këto gjashtë raste me tropmozë, një rast ka rezultuar fatal dhe një tjetër rast është në gjendje kritike.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ema johnson an johsnon ema johnson an johsnon

Sondazh

Poll