Bota

Franca do të jetë shteti i parë i BE që do të zotërojë çertifikatën dixhitale për Covid-19

20 Prill 2021, 18:42 Nga DOSJA
Franca do të jetë shteti i parë i BE që do të

FRANCË-Franca është shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian i cili ka filluar testimin e një çertifikate dixhitale për koronavirus si një skemë e cila do të aplikohet në të gjithë Evropën.

Tous Anti-Covid quhet aplikacioni që është pjesë e programit të gjetjes së të dhënave, i cili është azhurnuar për të ruajtur rezultatet negative të testit Covid-19 në celularët e udhëtarëve raporton TheGuardian.

Bëhet me dije që proçesi do të zgjasë deri më 29 prill dhe më pas sistemi do të aplikohet në ngjarje publike si koncerte, panaire, festival por jo për baret e restorantet.

Çertifikata do të thotë që udhëtarët nuk do të kenë nevojë për karantinë, duke i lejuar ata të ruajnë në telefonat e tyre prova se janë vaksinuar, kanë testuar kohët e fundit negative ose kanë antitrupa pasi të shërohen nga Covid-19.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota france tousanticovid france tousanticovid

Sondazh

Poll