Politike

Meta priti në takim delegacionin nga SHBA të Organizatës Pan-Shqiptare “Vatra”: Procesi zgjedhor duhet të jetë

20 Prill 2021, 18:28 Nga DOSJA
Meta priti në takim delegacionin nga SHBA të Organizatës

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur në takim një delegacion nga Organizata Pan-Shqiptare “Vatra” me qendër në SHBA. Delegacioni i diasporës shqiptare ishte i udhëhequr nga kryetari i ogranizatës, Elmi Berisha. Gjatë takimit Berisha e informoi Metën se qëllimi i vizitës së tij, ishte mbarvajtja e procesin zgjedhor. Ai tha se ky proces duhet të jetë sa më i rregullt dhe i barabartë.

“Shqetësimi i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është që ky proces zgjedhor të jetë sa më i rregullt, i drejtë, i barabartë dhe pa probleme, si dhe të ketë një rezultat pozitiv për rrugën europiane të Shqipërisë dhe për bashkëpunimin e sinqertë me SHBA”, theksoi  Berisha.

Ndërkohë që Presidenti Meta falënderoi përfaqësuesit e “Vatrës” për vizitën e tyre në Shqipëri dhe sidomos për interesimin e tyre dhe të bashkëatdhetarëve shqiptaro-amerikanë për procesin zgjedhor. Meta e informoi delegacionin se situata e rënduar në vend po nxitet nga mazhoranca në pushtet, dhe nga kryeministri aktual i vendit.

Ai gjithashu  angazhimin e tij maksimal për zhvillimin sa më korrekt të procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjen e tij, duke theksuar se do të jetë kudo në Shqipëri në mbrojtje të votës së lirë, të Kushtetutës dhe të demokracisë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike elmi berisha ilr meta vatra zgjedhjet 25 prill 2021 elmi berisha ilr meta vatra zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll