Politike

Rama kapet prapë me Opozitën në Elbasan: Ta kthejmë Metën në shtëpi se e kërkon e bija, të votosh Kryemadhin është si

20 Prill 2021, 16:49 Nga DOSJA
Rama kapet prapë me Opozitën në Elbasan: Ta kthejmë

ELBASAN– Kryeminisri Edi Rama i ka konsideruar fosile anëtarët e Opozitës. I ndodhur në Elbasan, në stadiumin e qytetit nga ku kërkoi mandatin e tretë, Rama tha se nuk mund të votohet më për ata që xhirojnë gomat, që fusin 12 dhe nxjerrin gjashtë bollokume nga furra, referuar një videoje që bëri kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi.

“Ne nuk jemi si ata që xhirojnë goma, si ata që fusin 12 dhe nxjerrin gjashtë ballokume. I vunë një njollë festës së shqiptarëve, futi 12 ballokume dhe nxori 6. Unë sot jam këtu dhe në këtë ndeshje ju kërkoj mbështetje për një mandat të tretë për Partinë Socialiste, jam këtu se jam i pakënaqur se gjërat që kemi bërë nuk janë ato që mund, duhet dhe bëjmë për Shqipërinë. Kalaja e Elbasanit është një nga magnetet më të fuqishme të turizmit, jo vetëm në Elbasan, por për të gjithë Shqipërinë. Nuk kemi sjellë njerëz nga Tirana për të marrë vota, qershinë mbi tortë e kemi marrë nga Kalaja, Evis Kushin. Duke votuar Evisin votojnë për fëmijët e tyre që s’kanë të drejtë vote, se nuk ua kanë borxh. PD është si aeroplan pa bisht, më tregoni 1 tullë që bëri për Elbasanin, apo një shkollë që ndërtoi…ma tregoni. Nuk votohen fosilet. Të votosh për Monika Kryemadhin është si të ngresh nga varri të gjithë Rilindasit. Metën duhet ta ndihmojmë të kthehet në shtëpi sepse e kërkon e bija,”- tha Rama. 

LAJM KRYESOR: Rama kërkon mandatin e tretë nga “Elbasan Arena”, lexon numrin e kartës së identitetit: Është si me të marrë targën, Likes i dimë gjëra të tjera, fosilet nuk votohen më!

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll