Politike

‘Kujdes me kë dhe çfarë flisni’/ Iu publikuar AUDIO-PËRGJIMI, Artan Lame kujdeset për vartësit: Komunikim zero, ju lut

20 Prill 2021, 15:13 Nga DOSJA
‘Kujdes me kë dhe çfarë flisni’/ Iu publikuar

TIRANË– Një audio-përgjim, me protagonist kryesor drejtorin e Kadastrës Artan Lame, ka bërë xhiron e mediave. Vetë reagimi i Lames erdhi disa orë më pas, por mesa duket masat ishin marrë që askush mos të dilte nga “linja”. 

Burime të SYRI.net kanë siguruar një mesazh që është shpërndarë në adresë të punonjësve të Kadastrës dhe jo vetëm. Në mesazh kërkohet që askush të mos e komentojë lajmin dhe të tregohen të kujdesshëm me komentet që mund të bëjë me persona të ndryshëm. 

“Pershendetje te gjitheve! Duke marr shkak nga situata ne rrjetet sociale per drejtorin e kadastres, nje lajm qe do te demtoje imazhin tone, ju lutemi gjithesecilit prej jush kujdes me ke flisni dhe per cfare flisni. Bisedat keto dite jane te kota, mundesisht komunikim zero me persona te dyshimte. Ju lutemi te gjitheve!,“-pretendohet se shkruan Lame.

Sot, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve.

LAJMI KRYESOR: AUDIO-REGJISTRIMI/ “Aplikuesit për legalizime do t’i gënjejmë”, Artan Lame e PRANON: Kam folur si politikan, e kam zgjidhur tani. Meta e Basha: Skandal! Të ndërhyjë drejtësia

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan lame pergjimi i lames artan lame pergjimi i lames

Sondazh

Poll