Politike

Plagosja në zyrat e PD-së në Kavajë, kryebashkiaku Krali: Asnjë problem s’ka, kemi fushatë model, Jonuzin e njohin të g

20 Prill 2021, 15:52 Nga DOSJA
Plagosja në zyrat e PD-së në Kavajë, kryebashkiaku Krali:

TIRANË– Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali e ka konsideruar të qetë fushatën në Kavajë dhe madje një model, pavarësisht plagosjes së ndodhur një ditë më parë në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë.

Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, Krali tha se autorin e plagosjes, Ndriçim Jonuzin e njohin të gjithë qytetarët dhe s’ka nevojë për koment.

“Unë zgjedh të mos e komentoj videomesazhin dhe për këdo që jeton në qytet, e njeh më së miri. Janë bashkëqytetarët e Kavajës që e njohin të gjithë. Sinqerisht, kemi një fushatë model, shumë të qetë. Është krejt normale, asnjë lloj problemi. Ne kemi një fushatë qytetare, nuk e kemi në natyrë të krijojmë incidente. Mohoj në mënyrë kategorike që ngjarja të ketë nuanca politike. Dëshmitarët kanë deklaruar se ishte rastësi, nuk e di pse e kanë bërë publike,”- tha Krali ndër të tjera.

Vetë autori i plagosjes ka folu sot nga arratia duke pranuar autorësinë por ndër të tjera tha se i plagosuri Bledar Okshtuni i kishte dalë para motrës së tij në rrugë dhe për këtë arsye kishte ndodhur gjithçka. Okshtuni ka rrëfyer nga spitali se ngjarja nisi pasi Jonuzi e ofendoi. Pas plagosjes, Basha nxitoi që të shkonte me urgjencë në Kavajë, nga ku edhe lidhi sulmin me armë me fushatën elektorale. Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të mesazhit të autorit të plagosjes së sekretarit të PD në Kavajë, Ndriçim Jonuzi Tahiri, duke shtuar se ngjarja është e qartë që nuk është politike dhe se politizimi është faj i opozitës.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bledar okshtuni plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje redjn krali bledar okshtuni plagoset nje person tek zyrat e pd ne kavaje redjn krali

Sondazh

Poll