Politike

Audio-përgjimi i Artan Lames, Basha e dënon me forcë nga Kamza: Akt kriminal, shtëpitë që do prishen pas 25 prillit janë

20 Prill 2021, 15:10 Nga DOSJA
Audio-përgjimi i Artan Lames, Basha e dënon me forcë nga Kamza:

KAMËZ– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas publikimit të audio-përgjimit të kreut të Kadastrës Artan Lame, ku ky i fundit dëgjohej që tu jepte porosi vartësve për të premtuar legalizime që nuk do të jepeshin kurrë.

I ndodhur në Kamëz kryedemokrati Basha tha se ato shtëpi që do të prishen pas 25 prillit janë sakrifica e jetës, e fëmijëve, e bijave dhe bijve të të gjithë atyre që kanë punuar në emigracion. Basha u bëri thirrje të gjithëve që të votojnë Ndryshimin, në mënyrë që të mos jenë më pjesë e kësaj politike që synon të grabisë pronat e tyre.


“Ju jeni në këtë shesh, jam i sigurt që të gjithë e mësuat skandal pas skandali, e dëgjuat sesi drejtori i përgjithshëm i kadastrës me porosi të Edi Ramës pranon, në fakt udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’jua bëjmë legalizimin pasi të na e jepni votën po në fakt ne nuk mund t’jua bëjmë po s’mund t’jua themi tani. Ky është një akt kriminal se çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do ti prishë pas 25 Prillit është sakrifica e jetës, është sakrifica e familjes, është sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’jua prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim, vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i vërtetë, ky është Edi Rama i 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Ja, dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot, kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë, ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera. Le ta ,marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall-Herri, nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, më 25 Prill ne do e largojmë duke votuar numrin 9. 9 për të përfunduar procesin e legalizimit, për të bërë të mundur që të gjithë ata që për 8 vite më kot shpresuan, e paguan ryshfet të majme e nuk ja dolën të siguronin dot dokumentet e shtëpisë së tyre. Për të gjitha ata që meritojnë e do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi. Për të gjithë ata që duan ta gëzojnë, ta mbajnë, ta shesin e ta zhvillojnë pronën e djersës së tyre votojeni në 25 ndryshimin, votoni numrin 9,”- tha Basha.

Sot, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar një audio-përgjim ku tregohej si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan lame lulzim basha pergjimi i lames zgjedhjet 25 prill 2021 artan lame lulzim basha pergjimi i lames zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll