Politike

Rama kërkon mandatin e tretë nga “Elbasan Arena”, lexon numrin e kartës së identitetit: Është si me të marrë targën

20 Prill 2021, 16:08 Nga DOSJA
Rama kërkon mandatin e tretë nga “Elbasan Arena”, lexon

ELBASAN– Kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek çështja e patrinazhistëve që ka ndezur mjaft debat në ditët e fundit. Në Elbasan, në stadiumin “Arena”, teksa kërkoi mandatin e tretë, Rama tha se është shumë krenar për patronazhistët dhe shtoi se karta e identitetit nuk është ndodnjë gjë e madhe, por është njësoj si targa e makinës.

Vetë Rama bëri publik sot numrin e kartës së tij të identitetit dhe tha se ai numër nuk i duhet as dreqit. Referuar denoncimit të Presidentit Ilir Meta, i cili u ankua publikisht për vjedhjen e të dhënave të tij nga patronazhistët, Rama kërcënoi hapur duke thënë se ‘Likes’ siç e quan ai, i di shumë më tepër gjëra e jo më numrin e kartës së identitetit.

Teksa fliste, Rama tha se po çuditej kur nuk pa më shi të binte dhe shtoi se më 25 prill do ta bëjnë breshër.  Kryeminisri Edi Rama i ka konsideruar fosile anëtarët e Opozitës. Ai tha se nuk mund të votohet më për ata që xhirojnë gomat, që fusin 12 dhe nxjerrin gjashtë bollokume nga furra, referuar një videoje që bëri kryetarja e Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll