Aktualitet

Sot është i penduari i drejtësisë, si i vuri Enver Jamaku kutinë me armë në çati Edmond Saraçit, shënjestra tregon bis

20 Prill 2021, 14:34 Nga DOSJA
Sot është i penduari i drejtësisë, si i vuri Enver Jamaku

TIRANË– Edmond Saraçi, një person që ka prej vitesh konflikte pronësie me familjen e Sokol Xhurës, të arrestuarit për depone armëve në Tiranë, që u sekuestrua në kuadër të operacionit “Kompleks”. Në një intervistë për emisionin “Uniko”, Saraçi ka treguar se si Enver Jamaku që sot është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë i ka vënë një kuti me armë në çati.

Saraçi tregon me detaje se si policët i shkuan në shtëpi dhe i kontrolluan ambientet, duke gjetur kështu kutinë me armë dhe lëndë eksplozive.

Pjesë nga biseda:

Edmond Saraçi: Përpara palestrës shoh një turmë policësh, dal përpara dhe ju them çfarë keni? Kemi ardhur për kontroll me mandat gjykate. Për çfarë kontrolli, i thashë unë? Do ta shikosh. Ne duam të kontrollojmë të gjitha ambientet. Ku të doni ju thashë unë. U futën kontrolluan dhe në fund më thanë çatinë ku e ke? Para se të hipim në çati, dy policë të rinj më thonë ‘na kontrollo se mos na thuash që ta kemi vendosur neve kutinë’? Çfarë kutie po flet, i thashë, i ke trutë në kokë apo jo? Më tha mua hajde ta shikosh. Unë isha i sigurtë që në brendësi të çatisë është e pamundur që të hysh, thosha si do kenë hyrë këta. Dhe këta vetë kontrollojnë në brendësi të çatisë që është perimetër i rrethuar me mure që nuk ke shans të hysh, kontrollojnë kudo dhe i hapin sytë njëri-tjetrit. OPGJ Elvis Gjoshi dhe dy policët e tjerë bashkë ‘ore ku është kjo kutia’. Ndërkohë njëri del nga krahu i jashtëm i çatisë dhe thotë ‘po kjo kutia këtu çfarë është’. I surprizuar gjasme. Edhe unë ngela në atë moment, i thashë ‘ajo kuti nuk është e imja’. Asaj kutie gjejini vendin i thashë.

Spartak Koka: Ende nuk ishte zbuluar çfarë kishte brenda?

Edmond Saraçi: Jo. Njëri nga këta zbret. Këta që e kanë vendosur nuk mund të hynin dot në brendësi të çatisë, është e pamundur. Fillimisht i thashë duhet të jetë ndonjë drogë, ndonjë hashash. Unë ju thashë që këtu jetojnë 3 famije, dhe ju duhet të merrni në pyetje 3 famije. Jo tha, ne adresën e kemi tek ty. Aty fillova të dyshoj. I thashë OPGJ-së kjo është vetëm lojë e Ismail Xhurës. 

Enver Jamaku është bërë tashmë i penduari i drejtësisë. Ai u vu në pranga pas atentatit të Gjon Menës. Dëshmitë e tij zbardhën edhe depon e armëve në Tiranë, në një ambient që ishte në pronësi të Sokol Xhurës.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond saraci enver jamaku operacioni kompleks edmond saraci enver jamaku operacioni kompleks

Sondazh

Poll