Aktualitet

Publikohet fotoja, kjo është makina që blenë vëllezërit Jamaku për të ndjekur biznesmenin Gjon Mena, pas atentatit me tr

20 Prill 2021, 14:24 Nga DOSJA

TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon makinën ngjyrë gri të llojit “Ford Fiesta”, të cilën Enver dhe Ermond Jamaku e blenë për të ndjekur hap pas hapi shënjestrën e tyre, biznesmenin Gjon Mena. Mjeti, sipas kronikës së publikuar në emisionin “Uniko”, është gjetur në Xibër të Matit, aty ku dhe janë larguar autorët pas atentatit që i bënë Menës.

Policia ka shkuar në këtë zonë për të marrë mjetin, pasi u arrestuan Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, ose më saktë pas dëshmisë që dha ky i fundit pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Për tritolin e vendosur në makinën e Gjon Menës në Kamëz janë arrestuar Gjergj Cukali, si organizatori i ngjarjes dhe urdhërues, si dhe kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku si ekzekutorë të porosisë.

Çfarë ndodhi më 9 shkurt?

Mëngjesin e datës 9 shkurt, Gjon Mema u drejtuar për tek makina e tij e llojit “BMW X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Organizatori Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 2019 është arrestuar si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet enver jamaku ermond jamaku gjon mena shperthen makina ne kamez enver jamaku ermond jamaku gjon mena shperthen makina ne kamez

Sondazh

Poll