“Luftë” për karrige! Shqiptarët të pasigurtë se “të rinjtë” fitojnë mandat, tek LVV kanë më sh
20 Prill 2021, 14:15Nga DOSJA
TIRANË– 5 ditë i ndajmë shqiptarët nga zgjedhja për qeverinë që do t’i udhëheqë gjatë 4 viteve të ardshme. Fushata është dominuar e gjitha nga 3 partitë e mëdha: PD, PS dhe LSI; ndërsa kandidatët e pavarur por as “të vegjlit” janë lënë në hije, duke mos u bërë pjesë as e retorikave politike.
Për të krijuar një ide lidhur me impaktin e tyre në publik, Dosja.al ka zhvilluar një sondazh nëse do të arrijnë që të ‘çajnë’ listat e të sigurojnë ndonjë mandat për kandidatët e tyre.
Në webin e Dosja.al, pyetjes; a mendoni se partitë e reja do të sigurojnë deputetë nga zgjedhjet e 25 prillit?, shumica dërrmuese është përgjigjur negativisht. Me fjalën “Po” janë përgjigjur 15.8 %; me “Jo” 80.2%, ndërsa të pavendosur ishin 4 % e votuesve.
“Sondazhi” më pas është vijuar edhe në faqen zyrtare të rrjetit social të Instagram, por në një format tjetër. Nga disa prej forcave të reja, kush kishte më shumë gjasa që të dërgonte një deputet në Kuvend. 40% e atyre që morën pjesë në votim mendojnë se Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri do të sigurojë ulëse në Kuvend, ndërsa 27.4% të tjerë janë për Nismën Thurje.
Pakicën e votave por me shumë pak diferencë janë Bindja Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, të cilët përkatësisht janë votuar nga 17.6% dhe 15.6 %.
Mbetet për t’u parë sa i saktë është “parashikimi” i ndjekësve, ndërkohë gjithçka do të marrë përgjigje pas 25 prillit.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ELBASAN– Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, tregoi se mesnatën e së hënës, i k...
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka publikuar një grafik të vaksinimeve në rajonin e Ballkanit, ku Shqipëria mban vendin e parë. Në një postim në Facebook, ai ...
TIRANË– Drejtoresha e e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj ka reaguar sërish lidhur me skandalin e publikimit të të d...
TIRANË-Prokuroria dhe Gjykata Speciale, kërkojnë sekuestrimin e pajisjeve të punës së redaksisë së “Lapsi.al”, pasi gazetarët e portalit publikuan një javë...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara të kryetarit të Kadastrës, Artan Lame. Vetëm pak pas publikimit të audios, preside...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dozave të vaksinës që do të vijnë në Shqipëri nga BE. Rama shkruan se 145 mijë vaksina nga 651 mijë do t...
TIRANË– Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në qarkun e Lezhës, Iljaz Shehu është gjobitur nga komisariati i Policisë Lezhë me vlerën e 5 milionë lekëv...