Plagosi me thikë 6 besimtarë në xhami/ Miku i Rudolfit: Shfaqi probleme mendore në muajin e dytë të karantinës, u largua
20 Prill 2021, 11:42Nga DOSJA
TIRANË– Rudolf Nikolli, nga Burreli hyri dje në xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës dhe qëlloi me thikë 6 besimtarë.
Dyshohet se 34-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas prindërve, ai mjekohej për depresion dhe ankth.
Për “Shqipëria live” sot ka folur një nga miqtë e Rudolfit, Xhevdeti. “Kishte kohë që nuk takohej me njeri. Ishte në ankth, më thoshte që më përndjekin. U largua nga familja, nga shokët, nuk fliste me njeri. Qëndronte larg lokaleve, kishte frikë kamerat, nuk mbante as smartfone, për këto mendime të tij imagjinare”.
Sipas Xhevdetit, problemet për Rudolfin nisën në muajin e dytë të izolimit për shkak të koronavirusit në Shqipëri, muajin prill të vitit të kaluar. “Ka nisur në muajin e dytë të izolimit. Nuk ka dalë nga shtëpia, nuk ka takuar familjarët. Kur u lirua lëvizja, familjarët e kanë vizituar, kuruar. Ai duhet të ishte në spital. Është kthyer nga Anglia para një viti i gjysmë. Ndryshimi u vu re në kohën e pandemisë. Më parë ka qenë në punë, hapi një biznes të vetin, por më vonë shfaqi probleme me depresionin”.
“Jam takuar një herë për kafe rastësisht, nuk e kam pyetur për asgjë, se e dija situatës, e lashë vetëm të fliste”. Sipas tij, Rudolfi është konvertuar nga katolik në mysliman. “Di që ka shkuar në xhami, por kjo që ndodhi dje ka lidhje me sëmundjen, me asgjë tjetër”. Xhevdeti, i cili tregon se i njeh dhe besimtarët që u plagosën, thotë se pas ngjarjes, 34-vjeçari “ka pasur krizë, nuk është i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur”.
Marrë nga Top Channel.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha sjell një audio-përgjim flagrant ku tregohet si drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzon vartësit e tij në lidhj...
TIRANË– U njoftua se ditën e djeshme në betejën me covid-19 është përballur dhe aktori shkodran Guljelm Radoja. Si pasojë e vështirërsive me shëndetin ai i...
TIRANË–Avokati i Selim Çekajt, Maksim Haxhia pretendon para Avokatit të Popullit se procesi që po zhvillohet ndaj klientit të tij është jo i rregull...
TIRANË– Analistja, Meri Lika ka bërë të ditur se qytetarët në Orikum nuk e kanë marrë dozën e dytë të vaksinës pasi iu kanë bërë të ditur se nuk ka m...
BERAT – Drejtuesi politik i listës së PD-së në Berat, Tomor Alizoti e ka cilësuar incidentin e djeshëm me furgonin me ushqime, një taktikë banale elektora...
TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti në një takim, për ta falënderuar, punonjësin e Policisë Shkëlzen Tafa, i cili më dat...
TIRANË – Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, ka folur mbrëmjen e djeshme lidhur me skandalin e të dhënave personale n...
BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 145 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Shqipërinë nga BE-ja duke filluar...
FIER– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka postuar një foto të spitalit Rajonal Memorial në qytetin e Fierit.Në foton e publikuar në rrjetin e saj soc...