Politike

Të rinjtë korçarë i kthehen Ramës: Provove që je një komunist, më 25 prill s’ke ku të fshihesh

20 Prill 2021, 11:35 Nga DOSJA
Të rinjtë korçarë i kthehen Ramës: Provove që je

KORÇË– Disa të rinj korçarë i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama një mesazh pas takimeve elektorale të kreut të qeverisë atje mbrëmjen e djeshme.

Përmes një video-mesazhi, të rinjtë kujtojnë largimet e shqiptarëve gjatë viteve të fundit, dhe i bëjnë thirrjë të largohet nga pushteti.

Ke larguar të rinjtë nga vendi i tyre. Sot e provove që je diktator, siç mbroheshin ata në skutat më të errëta ashtu e bëre edhe ti, nuk u more vesh si erdhe dhe si ike, e mbushe stadiumin bashkë me posterat e tij. Ta dish se në 25 prill nuk ke më ku të fshihesh nga fuqia dhe inati i shqiptarëve“, shprehet një i ri në video.

Prapa tij shihen disa të rinj me postera në duar, të cilët bëjnë thirrje “Rama ik”, “Rama dikator”, etj.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e djeshme takimet elektorale në Qarkun e Korçës, nga ku kërkoi votën për një mandat të tretë qeverisës.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne korce zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll