Politike

VKM-ja për të pezulluar prokurimet, Ademi thirrje ndërkombëtarëve: Ndërhyni te qeveria

16 Maj 2019, 13:02 Nga DOSJA
VKM-ja për të pezulluar prokurimet, Ademi thirrje

SHKODËR- Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka reaguar pas Vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili ndalon prokurimet publike për muajin qershor. (Lexo këtu)

Sipas kryetares së bashkisë, Voltana Ademi, ky është një vendim absurd që penalizon edhe Shkodrë, por për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese nuk ka ku të ankohet.

“Vendim absurd, por nuk kemi Gjykatë Kushtetuese që të ankohemi. Ky vendim penalizon edhe Shkodrën”, – tha ndër të tjera Ademi, ndërsa tha më tej se ky vendim, “është në kundërshtim me ligjin funksional të qeverisjes vendore, është në kundërshtim me ligjin për financat vendore, është në kundërshtim me ligjin për bushetin e shtetit, është në kundërshtim me kartën europiane për autonomi vendore”.

Ademi për këtë sjell në vemendje ndërtimin e qendrës në Kiras tek shkolla veterinare e parashikuar për në qershor dhe që do të bllokohet për shkak të këtij vendimi të qeverisë.

“Ne do të vazhdojmë të lobojmë pranë institucioneve ndërkombëtare, që të ndërhynë pranë qeverisë shqiptare për lirinë e veprimit”, tha Ademi.

Me VKM është vendosur që Bashkitë nuk do të mund të japin tendera për një periudhë 1-mujore. Vendimi vjen në prag të zgjedhjeve lokale dhe sipas qeverisë do të pengojë abuzimet në prag të zgjedhjeve. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike vkm që pezullon prokurimet publike voltana ademi vkm që pezullon prokurimet publike voltana ademi

Sondazh

Poll