Aktualitet

Humbjet ishin 21.48% në 2020-ën, Enti Rregullator: Arsyet pse është ulur kërkesa për energji

20 Prill 2021, 06:38 Nga DOSJA
Humbjet ishin 21.48% në 2020-ën, Enti Rregullator: Arsyet pse

Në këtë kontekst, humbjet e energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes për Vitin 2020 sipas të dhënave të raportuara nga ana e kompanisë, arrijnë në vlerat 21.48%, duke shënuar një ulje të lehtë të nivelit të humbjeve krahasuar me vlerën prej 21.79% të vitit 2019. Niveli i humbjeve të energjisë elektrike vijon të ketë një rënie nga viti në vit, duke tentuar të arrijë në nivelet e përcaktuara me VKM-në Nr. 253, datë 24.04.2019. Për Vitin 2020, humbjet totale të energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes dhe të transmetimit sipas raportimeve të shoqërive kanë qenë në vlerat 1,632 GWh. Krahasuar me Vitin 2019 kemi një ulje të humbjeve totale të energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes dhe të transmetimit me 19 GWh” nënvizon ERE.

Rregullatori kontaton se gjatë 2020 pati një ulje të kërkesës për energji diçka që është konfirmuar edhe më herët nga operatorët e sektorit të cilët e lidhnin drejtpërdrejt me vendosjen e karantinës për shkak të pandemisë dhe ndryshimin e strukturës së konsumatorëve. Në këtë kontekst bizneset që janë konsumatorë të mëdhenj kanë punuar me orë të kufizuara kurse familjarët ntë detyruar për të qëndruar në shtëpi kanë qenë pjesa kryesore e këtij konsumi por që çmimi me të cilën paguajnë ata energjinë është më i ulët. Gjithsesi ERE e lidh këtë rënie të kërkesës edhe me zhvillime të tjera që lidhen me eficencën, uljen e vjedhjeve.

Kërkesa për energji elektrike në vitin 2020 arriti në vlerën prej 7,589 GWh. Krahasuar me Vitin 2019 vërehet një ulje e lehtë e konsumit të energjisë elektrike në vend me 23 GWh krahasuar me kërkesën e cila për vitin 2019 ishte në vlerat prej 7,612 GWh. Ulja e kërkesës e vërejtur përgjatë këtij viti, e cila duhet thënë se është vënë re dhe më parë, ka të bëjë kryesisht me ndryshimet klimatike, efiçensën energjetike apo dhe vazhdimin e zbatimit të masave për uljen e vjedhjes së energjisë elektrike dhe kryesisht me masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë Shqiptare për kufizimet që lidhen me përhapjen e pandemisë duke filluar nga Marsi i vitit 2020. Këto masa ndër të tjera kanë ndikuar dhe në uljen e kërkesës për energji elektrike pasi një pjesë e bizneseve kanë qenë të detyruara të punojnë me orare të reduktuara ose të mbyllen krejtësisht” thuhet në dokumentin vjetor të ERE.

Marrw nga Monitor.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet enti rregullator i energjisë ulet kerkesa per energji enti rregullator i energjisë ulet kerkesa per energji

Sondazh

Poll