Plagosja me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë, tre persona në kërkim! Autori Jonuzi nga arratia tregon arsyen e p
20 Prill 2021, 06:54Nga DOSJA
KAVAJË– Tre persona janë shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur në selinë e Partisë Demokratike në Kavajë. Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Markel Shtylla dhe Dorian Troplini po kërkohen nga Policia, pasi akuzohen se kanë plagosur sekretarin e PD-së, Bledar Okshtuni.
Pas plagosjes, Basha nxitoi që të shkonte me urgjencë në Kavajë, nga ku edhe lidhi sulmin me armë me fushatën elektorale. Por vetë Jonuzi ka reaguar nga arratia, duke mohuar gjithçka. Sipas tij, personat me të cilët u konfliktua i kishin zënë rrugën një nënë me shami dhe pasi ky i kishte kërkuar llogari ata u sollën në mënyrë arrogante. Ndërsa, Okshtuni ka deklaruar se sherri ka nisur për parkimin e makinës.
“Jonuzi me ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën,”- ka deklaruar Okshtuni.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të mesazhit të autorit të plagosjes së sekretarit të PD në Kavajë, Ndriçim Jonuzi Tahiri, duke shtuar se ngjarja është e qartë që nuk është politike dhe se politizimi është faj i opozitës. Edhe njëherë sot, Rama i bëri thirrje Bashës që të distancohej nga deklaratat e Ilir Metës dhe Sali Berishës, duke i quajtur si të paudhë pa din e imam.
Ndricim Jonuzi është vënë në pranga mbrëmjen e 13 marsit në vitin 2014 në qytetin e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma për vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2007. Teksa kanë kaluar shtatë vite pas arrestimit të tij, Jonuzi endej i lirë në Kavajë dhe mbi të gjitha i armatosur, duke shkaktuar një tjetër plagosje e duke hapur sërish dyert e burgut.
(k.m.a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Në Tiranë, oficerë të policisë gjyqësore shkuan sot (dje_ në zyrat e gazetarëve të redaksisë Lapsi.al dhe kërkuan të sekuestronin gjithë pajisjet e...
“Në këtë kontekst, humbjet e energjisë elektrike në sistemin e shpërndarjes për Vitin 2020 sipas të dhënave të raportuara nga ana e kompanisë, arrijnë në vlerat...
KORÇË– Një person është vënë në prangat e policisë pasi kuzohet për transportim emigrantësh të paligjshëm kundrejt përfitimit.Policia bën me dije se...
TIRANË– Rudolf Nikolli, i riu nga Burreli, person me precedent të mëparshmë penale i cili plagosi ditën e djeshme pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha” në “...
TIRANË – Në Shqipëri prej më shumë se dy muajsh vijon rënia e rasteve të reja me COVID 19. Numri i viktimave po ashtu ka ardhur duke u reduktuar ndjeshëm, ...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin për aksidentin e ndodhur mëngjesin e s...
TIRANË– Policia e shtetit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me përplasjen e autobusit në Tiranë. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur pas përplasjes...
Shtesa konservuese e kapitalit të bankave tregtare do të rritet me 0.5 pikë përqindje duke filluar nga viti i ardhshëm.Në fund të muajit mars, Këshilli Mbikëqyr...
TIRANË– Autobusi i linjës së ‘Kopshtit Zoologjik’ është përfshirë ditën e sotme në një aksident. Teksa ka qënë duke udhëtuar, autobusi është përplasur nga ...
Fushata e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri po monitorohet nga disa institucione të pavarura dhe organizata të shoqërisë civ...