Aktualitet

U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet 34-vjeçari në Korçë

20 Prill 2021, 06:28 Nga DOSJA
U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm drejt

KORÇË– Një person është vënë në prangat e policisë pasi kuzohet për transportim emigrantësh të paligjshëm kundrejt përfitimit.

Policia bën me dije se i arrestuari është  P. L., 34 vjeç, banues në Fier. 34 vjeçari u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, Devoll, duke transportuar me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex” dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 34 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, Devoll, duke transportuar me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll