Aktualitet

Sulmi i pesëfishtë me thikë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’/ Çështja e Rudolf Nikollës i kalon Drejtorisë së Antiterror

20 Prill 2021, 06:25 Nga DOSJA
Sulmi i pesëfishtë me thikë brenda xhamisë ‘Dine

TIRANË– Rudolf Nikolli, i riu nga Burreli, person me precedent të mëparshmë penale i cili plagosi ditën e djeshme pesë persona në xhaminë “Dine Hoxha” në “Rrugën e Kavajës” ndodhet pas hekurave. Mësohet se çështja e tij do ti kalojë Drejtorisë së Antiterrorit për shkak se ka dyshime të forta, që Nikolli të jetë ndikuar në aktin e tij nga ekstremizmi fetar.

Policia e ka referuar rastin në prokurori për ”nxitje dhe financim të terrorizmit”, ndërsa Nikollaj do të përballet dhe me akuzën e plagosjes dhe mbajtjes së armëve të ftohta.

Nikolli me një thikë buke në dorë është futur ditën e djeshme pranë xhamisë dhe ka plagosur punonjësin tek recepsioni i xhamisë. Ky i fundit ta tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë jashtë, por Nikolli është futur duke plagosur edhe besimtarët që po luteshin.

Si pasojë e sulmit të plagosur mbetën: pesë persona, Donald Koçi, rreth 35 vjeç, Saba Peposhi, rreth 22 vjeç, Mariglen Konja, rreth 24 vjeç, Kleon Jaupaj, rreth 26 vjeç dhe Anri Tola, rreth 23 vjeç, mes të cilëve është edhe një punonjës i picerisë pranë xhamisë që ndërhyri për të ndihmuar besimtarët.

Ditën e djeshme, Nikolla është marrë në pyetje nga drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano pas arrestimit. Para policisë, ai mësohet të ketë thënë se në ëndërr ka parë njerëz që e shanin dhe e ngacmonin. Autori rezulton të ketë kryer edhe një plagosje tjetër me thikë, një muaj më parë në një terminal autobusësh.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet rudolf nikolla drejtoria e antiterrorit arrestohet rudolf nikolla drejtoria e antiterrorit

Sondazh

Poll