Politike

E zbulon Lleshaj në Kuvend: Sot kemi arrestuar sulmuesin e Ralf Gjonit

16 Maj 2019, 12:31 Nga DOSJA
E zbulon Lleshaj në Kuvend: Sot kemi arrestuar sulmuesin e Ralf Gjonit

Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në kuvend ka deklaruar se sot është arrestuar edhe personi që spërkati me bojë deputetin Ralf Gjoni.

“Policia ju mbrojti ju nga ata që ju sulmuan me bojë. Ditën e sotme u arrestua edhe ai që sulmoi me bojë deputetin Ralf Gjoni. Kemi zbuluar sulmuesin e Ralf Gjoni”, u shpreh ministri.

Kujtojmë që Ralf Gjoni u spërkat me bojë poshtë banesës së tij ditën kur do të betohej në parlament. Ky i fundit e u quajti këtë një veprim iniciuar politikisht. Ai u shpreh se një  pjesë e mirë e bojës nuk i hiqej nga lëkura dhe se kishte djegie brenda syve. “Boja nuk më hiqet nga lëkura. Sytë më djegin akoma.”-tha Gjoni. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i personit boja ndaj ralf gjonit sander lleshaj arrestimi i personit boja ndaj ralf gjonit sander lleshaj

Sondazh

Poll