Politike

Tuneli Kardhiq-Delvinë! Ramës i ikën fytyra kur pyetet për rrugën, Babaramo: U ther ministrja me drejtoreshën, kush do e m

19 Prill 2021, 20:10 Nga DOSJA
Tuneli Kardhiq-Delvinë! Ramës i ikën fytyra kur pyetet për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është bllokuar dhe ka ngecur në momentin që është pyetur për tunelin Kardhiq-Delvinë që nuk u bë asnjëherë.

Rama vijoi të thoshte që rruga është bërë dhe ka mbetur vetëm tuneli, ndërsa gazetari Ilir Babaramo e kundërshtoi duke shtuar se në fakt ai tunel ishte thelbi i investimit.

I pranishëm në studion e “5 pyetjet nga Babaramo”, Rama tha se në këtë formë situata dhe niveli i bisedës kaloi në një nivel uzoje tek qafa e pazarit. 

Pjesë nga biseda;

Edi Rama: Është bërë

Ilir Babaramo: Tuneli jo, para 10 ditësh isha. U anuluan fondet se ministrja u ther me drejtoreshën e rrugëve do ta merrte apo jo Gjoka tenderin.

Edi Rama: Këto janë thashetheme se do vija unë këtu e të më tregoje që u zunë dy gra këtu, s’ma merrte mendja, niveli i ulët shumë, kaluam te uzoja, flasim për qafën e pazarit

Ilir Babaramo: Edhe për rrapin e Vunoit po deshët

Edi Rama: Sa pyetje kemi se më duhet të iki

Ilir Babaramo: Ok kalojmë, s’më pëlqen të iki por përgjigje për rrugët s’më dhatë

Edi Rama: S’do merremi me gratë e botës

Ilir Babaramo: S’po merremi me gratë e botës jo, por me rrugët

Edi Rama: Edhe sa kemi

Ilir Babaramo: Në gjysmë jemi

Edi Rama: Jo s’jemi në gjysmë se do iki unë ju lutem të mbarojmë shpejt…

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir babaramo edi rama ilir babaramo

Sondazh

Poll