Politike

Rama lë në mes intervistën! Ikën nga studioja e Babaramos: Mbylle këtu, kjo i vuri pikën

19 Prill 2021, 20:15 Nga DOSJA
Rama lë në mes intervistën! Ikën nga studioja e Babaramos:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbyllur para kohe intervistën me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV. Teksa u pyet për skandalin e logos së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Rama tha se kjo ishte pyetja që i vuri pikën intervistës, duke u çuar dhe duke hequr mikrofonin.

Rama u pyet nga Babaramo nëse ishte i sigurtë për këtë që po bënte dhe tha se nuk mund të vazhdonte në këtë mënyrë, duke dhuruar dhe një puthje drejt kameras.

Pjesë nga biseda

Ilir Babaramo: Vazhdojmë me…

Edi Rama: Ju lutem ata që na ndjekin të na falin, u kërkoj ndjesë që po jap intervistë si piktor

Ilir Babaramo: Kthehemi tek…

Edi Rama: Mbylle intervistën

Ilir Babaramo: Kthehemi tek…

Edi Rama: Herë tjetër kur të ftoni kryeministrin, jam gati të vij prapë, por jo kështu

Ilir Babaramo: Ju do vazhdoni edhe dy tre pyetje që kam

Edi Rama: Jo, jo, mbyllet këtu gjithçka, do vij pas zgjedhjeve…Kjo i vuri pikën.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir babaramo edi rama ilir babaramo

Sondazh

Poll