Politike

“Nuk është shembull i Partisë Socialiste”/ Meta: Çdo pikë gjaku që derdhet në fushatë është përgjegjësi e Edi Ra

19 Prill 2021, 19:36 Nga DOSJA
“Nuk është shembull i Partisë Socialiste”/ Meta:

ELBASAN- Presidenti Ilir Meta ka komentuar plagosjen e ndodhur ditën e sotme në zyrat e PD-së në Kavajë.

I ftuar në emisionin “Debat dhe Transparencë” në TV Skampa, Meta ka thënë se çdo pikë gjaku që derdhet gjatë fushatës, është përgjegjësi e Edi Ramës dhe Ardi Veliut. Ai ka thënë se kjo gjë nuk është shembull e Partisë Socialiste pasi ajo ka qënë shembull i demokracisë.

 “Cdo pike gjaku qe derdhet ne fushate eshte pergjegjesi personale e Edi Rames, e Ardi Veliut e drejtoreve lokale te Policise. Do të jetë përgjegjësi personale e Edi Ramës, do të jetë përgjegjësi e Ardi Veliut çdo presion që do bëhet në emër të votës. Nuk është një shembull i Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste ka qenë shembull i demokracisë dhe i zgjedhjeve të brendshme. Është Partia Socialiste që e bëri Kushtetutën me referendum, kjo e sotmja nuk është Parti Socialiste,” tha Meta.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll