Politike

Ftesa për Bashën është kurth? Rama: S’ka lidhje, unë e di që do fitoj

19 Prill 2021, 19:26 Nga DOSJA
Ftesa për Bashën është kurth? Rama: S’ka lidhje,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mohoi që ftesa e tij për të bashkëpunuar me kryedemokratin Lulzim Basha të ishte një kurth. I ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Rama tha se ai nuk është një njeri që merret me kurthe.

Kryeministri shtoi se është i binusr se do ta fitojë edhe mandatin e tretë dhe se në sensin e të qenit kryeministri tek i cili të gjithë shqiptarët, pavarësisht se e kanë votuar apo jo, të shohin njeriun e bashkimit.

“S’ka lidhje fare. Unë nuk merrem me kurthe. Unë di që PS-ja do të fitojë zgjedhjet dhe unë di që dua dhe do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, jo thjesht në sensin e të qenit shefi i qeverisë që punon për të gjithë se për të gjithë punojnë të gjitha qeveritë, por në sensin e të qenit kryeministri tek i cili të gjithë shqiptarët, pavarësisht se më kanë votuar apo jo, të shohin njeriun e bashkimit, jo të ndarjes, të shohin njeriun e solidaritetit me të gjithë dhe jo të përçarjes, të shohin njeriun që është pikë referimi për të gjithë. Këtë dua dhe do të bëj unë,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir babaramo zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ilir babaramo zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll