Politike

DENONCIMI I FORTË! Meta: Pronari i Matias Travel u kërcënua pasi postoi një foto me mua, nisën gjobat e paligjshme

19 Prill 2021, 15:35 Nga DOSJA
DENONCIMI I FORTË! Meta: Pronari i Matias Travel u kërcënua pasi

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka denoncuar shkeljen e privatësisë së biznesmenit  Erion Mane që ka në pronësi “Matias Travel”. Meta, në një konferencë të jashtëzakonshme, tregon se si ra në kontakt me Manen, pasi ky i fundit i ka shkruar vazhdimisht duke kërkuar ndihmë.

Në thirrjen e Manes ishte shkruar se si atij i kishin ndaluar shoferin dhe e kishin gjobitur padrejtësisht, por askush nuk jia kishte zgjidhur aituatën, pasi kishin parë se ai kishte në profil foton e Monika Kryemadhit.

E kam regjistruar më vonë. Ai më thonë, Erion Mane nga Matias Travel ju shqetson, kam diçka shumë serioze nga patronazhistët. Sa për të qeshur dhe për të qarë. Më tha që biznesi ka shumë kohë që kërcënohej. Më tha se dua të përballet në emission të drejtpërdrejtë, nuk më tremb asgjë, as gjobat e këtyre horrave. Jua rithem, jam Erion Mane, më i shkatërruar se jam nuk bëhet. Në 2021-n të gjobitesh sepse publikon foton e një politikani është të kërkosh azil politik dhe më çon numrin e Blendi Ginxhes dhe Blendi Fevziut. Më pas më dërgon një bisedë me Gonxhen kur ai i kërkon llogari se përse gjobitet nga një polic rrugor, kur jam licencuar. Më pas ai i ka nisur foton e një shefeje të LSI-së. më thotë që ka qenë tek debate tek Fevziu në lidhje me bllokimin e trafikut ajror. Ky numër nuk ka ekzistuar në celularin tim. Zotëria ështëtakuar për herë të fundit me muaj në maj të vitit 2020, kur një grup operatorësh kërkuan lehtësi për shkak të pandemisë. Pasi kabërë një postim, është vënë nën survejim dhe kanë nisur gjobat e paligjshme,”- tregon Meta. 

LAJM KRYESOR: Meta PUBLIKON detaje nga “patronazhistët”: Fusin çimka në krevat dhe kërcënojnë njerëzit! Biznesmeni Erion Mane është në besën time, u linçua se postoi foton e Kryemadhit

(f.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta 19 prill 2021 ilir meta ilir meta 19 prill 2021

Sondazh

Poll