Aktualitet

Pse nuk po vaksinohen më shqiptarët? Fico: Ramazani e ka ngadalësuar procesin, s’ka arsye tjetër veç festës 

19 Prill 2021, 12:04 Nga DOSJA
Pse nuk po vaksinohen më shqiptarët? Fico: Ramazani e ka

TIRANË– Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se procesi i vaksinimit është ngadalësuar për shkak të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në një konferencë për shtyp, Fico ka shpjeguar edhe skemën e vaksinimit të grupit të transportit.


PJESË NGA INTERVISTA:

Vaksinimi, pse janë zgjedhur ata të transportit ajror, dhe jo ata të rrugores?

Fico: Do jenë në diferencë të vogël kohore. Në qarkullimin ajror nuk kemi përgjegjësi kombëtare por ndërkombëtare. Numri është shumë më i vogël sesa ata të transportit urban. Por me sasinë e vaksinave që kemi marrë, ky grup do menaxhohet menjëherë.

Sa është sasia e vaksinave që kemi, dhe është vënë re numri i ulët e personave?

Fico: Po na vijnë edhe 300 mijë vaksina të tjera, ndërsa totali është diku në 700 mijë. Sa i përket çështjes së vaksinimit, edhe ne e monitorojmë procesin në disa dimensione. Ramazani e ka ngadalësuar procesin e vaksinimit. Nuk ka asnjë arsye tjetër veç kësaj feste. Është shans për të mos rënë pre e SAR-CoV-2.

LAJMI KRYESOR: NDRYSHOJNË MASAT! Komiteti Teknik i Ekspertëve: Karantinë e detyruar 2 javore për ata që vijnë nga Greqia e Maqedonia! Nxënësit e vitit të I dhe II rikthehen në shkolla. Fico: Vaksinimi është ngadalësuar, shkak Ramazani

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albana fico komiteti teknik i eksperteve 19 prill 2021 koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi albana fico komiteti teknik i eksperteve 19 prill 2021 koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 11:48

TIRANË– Ndryshojnë masat anti-COVID në Shqipëri! Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar se të gjithë qytetarët që do të lëvizin ng...