Politike

Ralf Gjoni ‘aleancë’ me Hajdarin, pyet Ballën: A ka marrëveshje politike me Bashën?

16 Maj 2019, 11:49 Nga DOSJA
Ralf Gjoni ‘aleancë’ me Hajdarin, pyet Ballën: A ka

Tiranë– Deputeti i LSI-së Ralf Gjoni nga foltorja e Kuvendit i kërkoi numrit dy të PS-së, Taulant Balla që t’i përgjigjej pyetjes nëse kryeministri Edi Rama ka bërë një marrëveshje të fshehtë me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Zoti Balla, a ka marrëveshje politike, sepse kjo mbetet për t’u sqaruar, pasi po përflitet se Rama-Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe këto janë kthyer në element statistikor, 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani. Marrëveshjet nuk kanë sjellë asgjë, veç për 2-3 peshq të mëdhenj të pa ndëshkuar dhe cënuar. Rudina jam dakord me ty, edhe unë besoj që ky vend mund të bëhet, por duhet të detyrojmë shumicën që tryezën e ndonjë marrëveshje të jetë” tha ai.

Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare në Kuvend, ku në rend të ditës ka qenë interpelanca e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi me ministren Etilda Gjonaj, si edhe dekreti i Metës për Vettingun në Polici, dekret ky që u rrëzua nga mazhoranca socialiste. Në seancë u betuan edhe 12 deputetët e rinj të opozitës, si dhe nuk mungoi debati nga deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni që akuzuan dyshen Rama-Basha se kanë bërë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. Pretendimi i tyre, u mohua nga Balla dhe Spiropali.

K.M & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama pyetja e ralfit për ballën ralf gjoni edi rama pyetja e ralfit për ballën ralf gjoni

Sondazh

Poll