Politike

‘Basha e Rama kanë bërë marrëveshje’/ Balla: Kurrë! S’e shkelim Kushtetutën

16 Maj 2019, 11:55 Nga DOSJA
‘Basha e Rama kanë bërë marrëveshje’/ Balla:

TIRANË– Numri dy i socialistëve, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje akuzave të deputetëve opozitarë, Rudina Hajdarit dhe Ralf Gjonit nëse Rama dhe Basha kanë bërë marrëveshje.

Gjatë fjalës së tij, Balla nuk e ka pranuar akuzën e opozitarëve duke u shprehur se maxhoranca nuk do të bënte kurrë marrëveshje për të shkelur Kushtetutën.

“Nuk bëjmë ne marrëveshje. Kurrë! Nuk bëjmë ne marrëveshje për të shkelur Kushtetutën,”-është shprehur Balla.

Ditën e sotme është zhvilluar seanca plenare në Kuvend, ku në rend të ditës ka qenë interpelanca e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi me ministren Etilda Gjonaj, si edhe dekreti i Metës për Vettingun në Polici, dekret ky që u rrëzua nga mazhoranca socialiste. Në seancë u betuan edhe 12 deputetët e rinj të opozitës, si dhe nuk mungoi debati nga deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni që akuzuan dyshen Rama-Basha se kanë bërë marrëveshje në kurriz të shqiptarëve. Pretendimi i tyre, u mohua nga Balla dhe Spiropali.

K.M & A.S/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama marrëveshja rama basha rudina hajdari taulant balla edi rama marrëveshja rama basha rudina hajdari taulant balla

Sondazh

Poll