Aktualitet

Furnizoi makinën me karburant dhe u largua menjëherë pa paguar, arrestohet 31-vjeçari në Berat

19 Prill 2021, 11:52 Nga DOSJA
Furnizoi makinën me karburant dhe u largua menjëherë pa paguar,

BERAT– Një i ri në Berat ka rënë në prangat e policisë pasi nuk pagoi karburantin me të cilin furnizoi mjetin e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pobrat të Urës Vajgurore. Sipas policisë, 31-vjeçari me iniciale E.K. ndaloi në pikën e karburantit dhe pasi furnizoi me karburant makinën, u largua.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi ka furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore dhe është larguar pa paguar detyrimin financiar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31vjecari ne berat arrestohet 31vjecari ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Prill 2021, 11:48

TIRANË– Ndryshojnë masat anti-COVID në Shqipëri! Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar se të gjithë qytetarët që do të lëvizin ng...