Rakacolli bën thirrje për kujdes ndaj masave anti-COVID: Jemi në prag të dy festave!
19 Prill 2021, 10:41Nga DOSJA
TIRANË -“Shifrat kanë ardhur në rënie, si infektimet e reja, po ashtu edhe shtrimet në spital. Ky është një rezultat i masave të marra, por edhe të bashkëpunimit të një pjese të popullsisë. Megjithatë, duhet pasur parasysh që ende nuk ka ardhur rezultati i atyre grumbullimeve që kanë thyer masat. Po ashtu, ka pasur ndikim edhe procesi i vaksinimit”.
Kështu u shpreh në A2 Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, teksa foli për situatën aktuale të pandemisë në vendin tonë. Më tej, Rakacolli tërhoqi vëmendjen e qytetarëve që të respektojnë masat edhe gjatë festave, siç janë Pashkët dhe Bajrami.
“Asnjëherë nuk duhet të jemi të kënaqur me këto rezultate. Të mos harrojmë që po afrojnë festa e Pashkëve dhe pak më vonë edhe Bajrami. Festa e Pashkëve, e cila është në ditët e para të majit, shoqërohet gjithmonë me lëvizje njerëzish nga vendet fqinje, të cilat kanë filluar të kenë numra të lartë. Duhet të kemi kujdes që të jemi të vëmendshëm në zbatimin e masave. Nuk është akoma koha të gëzohemi. Duke zbatuar masat mund të kemi një verë të lehtësuar”, u shpreh zëvendësministrja Rakacolli.
Marrë nga A2Cnn
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KAKAVIJË– Komuniteti shqiptar në Greqi kërkon lehtësim në kufi të masave për qarkullimin e votuesve në Kakavijë.Kjo kërkesë vjen pas njoftimit se Kakavija ...
Patronazhisti tregoi në “Breaking” se ai ka 4-5 vite që e bën këtë punë, dhe ajo i ngjan një sondazhi dhe nuk ka asnjë lidhje me marrjen e të dhënave pa konsens...
Një djalë, i cili zbriti nga banesa për të pirë kafe, pak minuta përpara se lokali të mbyllej nga ora policore u sulmua me thikë së bashku me shokun e tij nga n...
TIRANË – Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka folur për ‘patronazhistët’ dhe përdorimin e të dhënave personale për qëllime të fushatës elektorale....
ITALI– Ministria e Brendshme italiane ka dalë në një raport në lidhje me tremujorin e parë të 2021, ose më saktësisht nga Drejtoria Qendrore për shërbimet...
TIRANË– Trupat e dy të rinjve nga Fushë Kruja, të cilët u gjetën të vdekur më 19 mars të këtij viti në Spanjë kanë mbërritur sot në Shqipëri. Dy viktimat j...
SHKODËR– Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me armë zjarri ndaj dy makinave në pronësi të 36-vjeçarit, David Ndoci. Mësohet se pronari i makinav...