Aktualitet

19 Prill 2021, 11:48 Nga DOSJA

TIRANË– Ndryshojnë masat anti-COVID në Shqipëri! Në mbledhjen e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar se të gjithë qytetarët që do të lëvizin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të duhet që të karantinohen për 2 javë.

Kjo pasi dy vendet fqinje kanë shënuar rritje të rasteve dhe viktimave nga pandemia e koronavirusit. Por Shqipëria ka shënuar rënie të rasteve, ndaj viti i I dhe II i shkollave të mesme do të rikthehen në klasa, por me program të kombinuar, përfshirë edhe atë online.


Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID, duke shtuar se ka një rritje të numrit të infeksioneve në Gjirokastër, Korçë e Berat. Ndërsa ka komentuar edhe procesi i vaksinimit është ngadalësuar, dhe shkak për të është bërë muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Ndërkohë që në fuqi kanë mbetur masat e tjera, ndërsa ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Po ashtu mbetet i ndaluar edhe grumbullimi i më shumë se 10 personave, dhe rikthimi i studentëve në auditore edhe pse pedagogët janë vaksinuar.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 19 prill 2021 koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi komiteti teknik i eksperteve 19 prill 2021 koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll