Aktualitet

I puth dorën djalit të Tanushit, momenti prekës kur rreshteri i plagosur Julian Kapaj vjen në ceremoni (FOTO)

16 Maj 2019, 11:10 Nga DOSJA

TIRANE-Momente prekëse vijnë nga Muzeu Historik Kombëtar, aty ku personalitete, miq, e të afërm u mblodhën për të respektuar figurën e majorit të vrarë në Letoni, Klodian Tanushi.

Një moment prekës nga kjo ceremoni, ishte edhe pjesëmarrja e rreshterit të plagosur, Julian Kapaj.

Kapaj i puthi dorën djalit të vogël dhe u përkul mbi arkivolin e shokut të tij. Me një patericë, dhe babain që e shoqëronte, Julian Kapaj nuk i mbajti dot lotët.

Julian Kapaj, është rreshteri i tretë që fatmirësisht shpëtoi gjatë shpërthimit të minave në Letoni.

Sot janë zhvilluar homazhet tek Muzeu Kombëtar në nder të ushtarakut Klodian Tanushi. Në ceremoni morën pjesë familjarë, miq dhe të afërm. Emocionet ishin të mëdha, dhe për politikën, nga ku nuk munguan lotët e ministres Olta Xhaçka, Gjeneral Bardhyl Kollçakut, dhe kryeministrit Edi Rama.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camp Adazi në Letoni dhe ndërroi jetë më 10 maj. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasanaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet per klodian tanushin julian kapaj vdekja e major klodian tanushit homazhet per klodian tanushin julian kapaj vdekja e major klodian tanushit

Sondazh

Poll