Politike

Kuvendi/ Hajdari: Rama e Basha kanë bërë marrëveshje tjetër për zuzarët

16 Maj 2019, 10:58 Nga DOSJA
Kuvendi/ Hajdari: Rama e Basha kanë bërë marrëveshje

Në seancën e sotme parlamentare, ka marrë fjalën edhe deputetja Rudina Hajdari, e dalë nga lista e Partisë Demokratike. 

Hajdari tha në fjalën e saj se e ndjen se Rama e Basha kanë bërë sërish marrrëveshje, por sipas saj, jo për shqiptarët por për zuzarët.

“Kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë, hedh molotov si të hidhet si oriz në dasma, shqiptarët s’dinë ku të trokasin. Çfarë ka ky vend. Kritika kryesore që u bëjnë njerëzve, është që të flasin me fakte. Unë do flas më shpirt atyre që kanë sytë të më shikojnë, në kohë të jashtëzakonshme do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Shumë njerëz më thonë, mos se Shqipëria nuk bëhet mos se je vetëm, mos se këta kanë bërë marrëveshje. Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë”, tha Hajdari në Kuvend.

Kujtojmë se dy liderët e politikës shqiptare, më 17 maj 2017 arritën në një marrëveshje pas të cilës opozita pranoi të hyjë në zgjedhje. Kryeministri Rama asokohe i dha opozitës disa ministri kryesore si dhe disa drejtori. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike marrëveshje e re rama basha rudina hajdari marrëveshje e re rama basha rudina hajdari

Sondazh

Poll