Sport

VIDEO / Gëzimi i parë i Tuchel ndaj Guardiolas. Chelsea në finale, City “KO”

18 Prill 2021, 05:38 Nga DOSJA
VIDEO / Gëzimi i parë i Tuchel ndaj Guardiolas. Chelsea në

ANGLI – Mirupafshim poker. Në fakt, Manchester City humbi 1-0 gjysmëfinalen e “FA Cup” ndaj Chelsea. Skuadra e Guardiolas tani do të jetë në gjendje të synojë fitimin e Premier League, Champions League dhe League Cup.

Mbrëmja e së shtunës ishte historike për Thomas Tuchel, i cili u rrit nën pushtetin e futbollit të Pep Guardiola. Në përplasjen e gjashtë direkt, ai arriti të fitonte ndaj trajnerit katalan. Goli i triumfit erdhi nga marokeni Ziyech, në minutën e 55-të të ndeshjes.

Tuchel dhe Guardiola i japin lamtumirën njeri-tjetrit në fundin e ndeshjes dhe vetëm atëherë trajneri gjerman mundi të shfaqë gëzimin e tij, duke përqafuar lojtarët e tij një nga një. Në pesë ditë, “blutë” kanë fituar në gjysmëfinalen e Champions League dhe finalen e “FA Cup”: Tuchel e ka transformuar ekipin londinez në tre muaj.

⚡ HAKIM ZIYECH STRIKES ⚡#EmiratesFACup @ChelseaFC pic.twitter.com/vRv1D8gUy9

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) April 17, 2021

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport chelsea fa cup guardiolas manchester city pep guardiola thomas tuchel chelsea fa cup guardiolas manchester city pep guardiola thomas tuchel

Sondazh

Poll