Sport

Flick lajmëron lamtumirën: “Do të largohem nga Bayern në fund të sezonit”

17 Prill 2021, 18:40 Nga DOSJA
Flick lajmëron lamtumirën: “Do të largohem nga Bayern

GJERMANI – Tani kjo nuk është më sekret. Trajneri i bavarezëve Hans-Dieter Flick ka njoftuar, pas fitores me Wolfsburg, se ai do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit. I konsideruar nga të gjithë si trajneri i ardhshëm i Gjermanisë, në vend të Loew në dorëheqje, Flick ka arritur të fitojë të gjithë titujt e mundshëm me bavarezët në një vit të jashtëzakonshëm.

“Situata është, siç edhe i kam thënë ekipit sot, se kam informuar klubin gjatë javës, që dua ta ndërpres kontratën në fund të sezonit. Ky vendim nuk ishte i lehtë për mua. Unë jam një tifoz i këtij klubi. Gerd Müller, Paul Breitner, Karl-Heinz Rummenigge të gjitha kanë qenë idhuj të fëmijërisë sime. Unë i jam përjetësisht mirënjohës klubit për mundësinë që më dhanë. E ardhmja në krye të Gjermanisë? Natyrisht që Gjermania është një opsion që çdo trajner duhet ta marrë në konsideratë. Për mua javët e fundit nuk kanë qenë të lehta”, ka thënë mes të tjerash Flick.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munchen gerd muller gjermania hans-dieter flick karl-heinz rummenigge paul breitner bayern munchen gerd muller gjermania hans-dieter flick karl-heinz rummenigge paul breitner

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2021, 17:17

VIDEO / Gushta e shkelma në futbollin shqiptar

KOSOVE – Nuk ndaket dhuna në sportin kosovar. Nga volejbolli situata e dhunshme u transferuar ne futboll, pikërisht në kategorinë e dytë. Gjithçka ka nis...