Aktualitet

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë 43-vjeçari në Fier, i dënuar me 16 vite burg për vrasje (EMRI)

18 Prill 2021, 08:21 Nga DOSJA
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar Edmond Brakën, 43-vjeçarin i cili ishte i shpallur në kërkim. Braka ishte në kërkim pasi është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Gjenovës për veprën penale ‘vrasje me dashje’.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

NJOFTIMI:

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”.
Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edmond braka edmond braka

Sondazh

Poll