Aktualitet

U kap mat duke shitur farat e kanabisit! Arrestohet 34-vjeçari nga Fieri, procedohen penalisht dy të rinjtë nga Tirana

18 Prill 2021, 07:43 Nga DOSJA
U kap mat duke shitur farat e kanabisit! Arrestohet 34-vjeçari nga Fieri,

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar një 34-vjeçar nga Fieri i cili po shiste fara kanabisi.

Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari teksa ishte në mjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do tja shiste dy personave nga Tirana.

Dy të rinjtë nga Tirana po ashtu janë proceduar nga policia.

NJOFTIMI:

Njoftimi i plotë i policisë: FierVijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale nëfushën e narkotikëve.Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Divjakë një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe trafikim të lëndëve narkotike.Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune hetimore disa mujore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do tja shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne fier kultivim lendesh narkotike arrestime ne fier kultivim lendesh narkotike

Sondazh

Poll