Aktualitet

VIDEO/ Zjarr në apartamentin në ‘Don Bosko’! Qytetarët në panik, flakët dalin jashtë dritareve

18 Prill 2021, 05:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Zjarr në apartamentin në ‘Don Bosko’!

TIRANË– Mbrëmjen e djeshme një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Don Boskos. Në një video të bërë publike nga JOQ shihet se apartamenti është mbushur nga flakët. Ndërkohë, qytetari i cili ka realizuar videon ka bërë të ditur se zjarrëfikësja ende nuk kishte mbërritur në vendngjarje.

Siç shihet, flakët kanë dalë jashtë dritareve duke lënë të kuptohet se zjarri ishte në një intensitet të lartë. Në sfond dëgjohen zërat e qytetarëve të cilët janë në panik për shkak të ngjarjes së rëndë që po ndodh. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit masiv.

Deri më tani nuk raportohen për viktima apo persona të lënduar.

 

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne apartament zjarr ne don bosko zjarr ne apartament zjarr ne don bosko

Sondazh

Poll