Aktualitet

Digjet makina e kryetarit te grupseksionit të PD në Vaun e Dejës! Mjeti i Arsion Drinit merr flakë gjatë natës, zyrtari mo

18 Prill 2021, 09:51 Nga DOSJA
Digjet makina e kryetarit te grupseksionit të PD në Vaun e Dejës!

SHKODËR– Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm. Drini ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 kam dëgjuar një plasje. Kemi dalë jashtë dhe kam parë që pjesa e përparme e makinës që ishte në flakë. Policia ka ardhur bënë 4-5 foto , bënë punën e tyre dhe ka ikur. Tani të shohim përgjigjen që do të kthejë. Unë nuk kam pasur konflikte me asnjë person dhe nuk ia kam idenë kësaj ngjarje”, ka thënë Ariston Drioni.

Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arsion drini digjet makina e arsion drinit arsion drini digjet makina e arsion drinit

Sondazh

Poll