Sport

VIDEO/ Barcelona “shkel” Athletic Bilbaon, Laporta shijon trofeun e parë si president,ndërsa Messi është për rekord

17 Prill 2021, 22:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Barcelona “shkel” Athletic Bilbaon, Laporta shijon trofeun e

SPANJË-Katër gola për të ngritur trofeun e 31-të në Copa del Rey në histori.Kaq i ka mjaftuar Barcelonës të fitojë ndaj Athletic Bilbaos. Pas një pjese të parë të ekuilibruar, gjatë se cilës Bilbao nuk i la hapësira kundërshtarit, loja mori drejtim të pakthyeshëm në fraksionin e dytë, teksa në një hark kohor prej vetëm 12 minutash, “blaugranat” realizuan katër herë.

Të parin e realizoi Griezmann, i shërbyer nga de Jong, më pas ishte radha e holandezit, që shtyu me kokë drejt rrjetës topin krosuar nga Jordi Alba.

Nuk mund t’i mungonte listës së golashënuesve Lionel Messi, që realizoi dy herë rresht, i shërbyer nga de Jong dhe Alba, ndërsa një tjetër gol i Griezmannit, në fund të sfidës, u anulua për pozicion jashtë loje.Mjafton pokeri 4-0, sakaq Leo Messi ka shënuar për 13 sezone radhazi plus 30 gola me Barcelonën.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2021, 17:17

VIDEO / Gushta e shkelma në futbollin shqiptar

KOSOVE – Nuk ndaket dhuna në sportin kosovar. Nga volejbolli situata e dhunshme u transferuar ne futboll, pikërisht në kategorinë e dytë. Gjithçka ka nis...

Sport 17 Prill 2021, 16:52

Xhudisti Akil Gjakova, shpallet kampion i Europës

PORTUGALI – Akil Gjakova është kampion i ri i Europës në sportin e xhudos, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë. Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga ...