Sport

Memelli: “Kam besim të jashtëzakonshëm, duam 3 pikët ndaj Teutës!”

17 Prill 2021, 17:42 Nga DOSJA
Memelli: “Kam besim të jashtëzakonshëm, duam 3 pikët

KORÇE – Pasi është përballur të mërkurën dhe ka triumfuar ndaj Teutës në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, skuadra e Skënderbeut do të përballet sërish të dielën me durrsakët, kësaj here për javën e 28-të të Superiores. Trajneri Migen Memelli përpiqet ta trajtojë këtë takim si një ndeshje të radhës, gjë të cilën e ka shprehur në prag të këtij takimi për mediat.

Teuta? “Është ndeshja e radhës, që ka rëndësinë e vet. Padiskutim që Teuta ka kualitete brenda dhe ka një skuadër me eksperiencë. Duke parë çfarë kemi bërë në javët e fundit, si skuadër dhe nga ana individuale, kam besim të jashtëzakonshëm se lojtarët do të bëjnë një ndeshje të mirë nesër. Do të futemi në lojë për të marrë maksimumin”.

Synimi? “Nëse performanca do t’i përgjigjet takimit, nëse niveli i intensitetit dhe ana psikologjike do të jetë e duhura, ku unë insistoj që të rrimë tek ai nivel ku kemi qenë në ndeshjet e fundit, besoj që skuadra do të marrë maksimumin, që janë tre pikët. Është një ndeshje ku i ka të tre rezultatet brenda, por ne kërkojmë të marrim më të mirët”.

Mungesat? “Mungon vetëm Pusi, ka një kontraktim në pjesën e kofshës. Jemi në lartësinë e duhur, besoj që edhe nesër lojtarët do të bëjnë më të mirën. Kemi diskutuar me ekipin rreth asaj që bëmë në takimin e shkuar. Do të bëjmë edhe sot një bisedë, do të analizojmë gjërat pozitive dhe negative, sepse kështu përmirësohen lojtarët.Më vjen mirë që ata janë koshientë dhe janë përmirësuar goxha gjatë gjithë këtyre javëve. Jam i lumtur për ta, sepse kam gjetur një skuadër me lojtarë cilësorë nga ana individuale. Ajo çfarë mungonte ishte pjesa e grupit, të cilën ata e kanë fituar tashmë”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport migen memelli skenderbeu teuta trajneri i korcareve migen memelli skenderbeu teuta trajneri i korcareve

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2021, 17:17

VIDEO / Gushta e shkelma në futbollin shqiptar

KOSOVE – Nuk ndaket dhuna në sportin kosovar. Nga volejbolli situata e dhunshme u transferuar ne futboll, pikërisht në kategorinë e dytë. Gjithçka ka nis...

Sport 17 Prill 2021, 16:52

Xhudisti Akil Gjakova, shpallet kampion i Europës

PORTUGALI – Akil Gjakova është kampion i ri i Europës në sportin e xhudos, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë. Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga ...