Sport

Brdariç: “Ka mbaruar festa e Kupës, duhet të fitojmë ndaj Apolonisë”!

17 Prill 2021, 17:53 Nga DOSJA
Brdariç: “Ka mbaruar festa e Kupës, duhet të fitojmë

SHKODER – Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric doli në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Apolonisë, ku komentoi momentin pozitiv që po kalon skuadra shkodrane. Edhe pse luan përballë vendit të fundit në renditje. Brdariç kërkon përqëndrim maksimal dhe asnjë lloj nënvlerësimi për Apoloninë nga futbollistët e tij.

“Ne festuam pas fitores ashtu siç duhej, pasi ishte një ndeshje e madhe dhe performuam mirë. Tani e kemi mbyllur atë kapitull, jemi balancuar, duhet të jemi realistë dhe të fokusohemi te ndeshja e ardhshme.

Jemi të qartë për situatën e kundërshtarit. Nesër luajmë për pikët maksimale. Duhet të fitojmë ndeshjen dhe të luajmë me përqendrimin e duhur. Ta marrim seriozisht, fitojmë ndaj Apolonisë nëse luajmë si në ndeshjen e fundit”,- ka deklaruar Thomas Brdariç.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport apolonia thomas brdaric. trajneri i shkodraneve trajneri i vllaznise apolonia thomas brdaric. trajneri i shkodraneve trajneri i vllaznise

Sondazh

Poll

Sport 17 Prill 2021, 17:17

VIDEO / Gushta e shkelma në futbollin shqiptar

KOSOVE – Nuk ndaket dhuna në sportin kosovar. Nga volejbolli situata e dhunshme u transferuar ne futboll, pikërisht në kategorinë e dytë. Gjithçka ka nis...

Sport 17 Prill 2021, 16:52

Xhudisti Akil Gjakova, shpallet kampion i Europës

PORTUGALI – Akil Gjakova është kampion i ri i Europës në sportin e xhudos, duke e siguruar medaljen e artë në Lisbonë. Në finale, Akili e mposhti xhudistin nga ...