Aktualitet

Zbarkon “paketa” në Rinas! Mbërrijnë 40800 doza të vaksinës AstraZeneca, Ahmetaj: Nisim injektimin tek punonjësit e tr

17 Prill 2021, 17:39 Nga DOSJA
Zbarkon “paketa” në Rinas! Mbërrijnë 40800 doza

TIRANË– Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca! Mbrëmjen e sotme, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur doza të reja të siguara nëpërmjet instrumentit Covax, ndërsa pritet që në ditët në vijim të “shkarkohen” edhe mbi 250,000 të tjera.

Dozat e vaksinave janë pritur nga dy ministrat, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, të cilët kanë bërë me dije se shumë shpejt do të nisë edhe injektimi i dozave për punonjësit e trasportit dhe ata të fasonerive. Sipas ministres së Shëndetësisë, deri në fund të majit, Shqipëria do të numërojë më shumë se 500 mijë të vaksinuar.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Manastirliu: Sapo kanë mbërritur nëpërmjet instrumentit të COVAX edhe 40,800 doza të vaksina të AstraZenecas. Qeveria ka bërë të mundur që të parapaguajë 1 milionë e 140 mijë doza. Kanë mbërritur 38400 që janë administruar arsimtarëve dhe pedagogëve. Këto doza do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë. Sot vijuam me gjithë operatorët e turizimit. Ne kemi siguruar deri tani mbi 400 mijë doza vaksine dhe kemi injektuar mbi 300 mijë persona. Do të vijojmë procesin. Nuk do të heqim dorë. Do ruajmë ritmet e larta. Presim javën e ardhshme edhe 50 mijë vaksina të AstraZenecas, gjithashtu nga e hëna presim mbi 200 mijë vaksina, gjithashtu 8120 vaksina të Pfizer. Deri në fund të prillit presim të kemi 700 mijë vaksina të mbërritura, dhe mbi 500 mijë të vaksinuar deri në fund të majit.

Ahmetaj: Kujdesi duhet që të vijojë. Ritmi do të vijojë. Do të vijojmë me punonjësit e transportit dhe sektorëve të rrezikuat. Shumë shpejt fillojmë me fasonët.

(k..m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben ahmetaj ogerta manastirliu vaksinat anti-covid ne shqiperi arben ahmetaj ogerta manastirliu vaksinat anti-covid ne shqiperi

Sondazh

Poll