Aktualitet

“Do merrja 300 mijë Euro për vrasjen e Domart Konjarit”/ Enver Jamaku nuk kursehet me informacionet, rrëfen bazën e shë

17 Prill 2021, 16:14 Nga DOSJA
“Do merrja 300 mijë Euro për vrasjen e Domart Konjarit”/

TIRANË– I penduari i drejtësisë, Enver Jamaku ka vendosur që t’i tregojë të gjithë “pazaret” duke hedhur dritë mbi shumë ngjarje kriminale në vend. “Il pendito”, pas zbulimit që i bërë 19 bazave të armatimit në vend, ka treguar edhe planin për rrëfyer detaje të tjera për hetuesit.

Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur se do të merrte 300 mijë euro për të vrarë Domart Konajrin, të shpallurin në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo franceze. Sipas “Klan”, pagesën e Jamakut do ta bënin Blendi Deda dhe Paris Prenga. Këta të fundit, më tetor të vitit 2019, së bashku me Flor Abazin, i kanë dhënë një automjet për të ndjekur Konjarin dhe 2 mina me telekomandë. Përveç “mjeteve të punës”, i kishin treguar me foto objektivin dhe vendet që ai frekuentonte për ta gjurmuar më pask.

Por plani për vrasjen e Konjarit dhe kunatit të tij Artion Bylyku i dështoi, kështu që për “mundin” kishte marrë vetëm 3 mijë euro. Jamaku duhet se nuk është treguar i kursyer me informacionet e tij, duke bërë me dije edhe një vend kur Konjari qëndronte duke nisur edhe një operacion për kapjen e tij, por nuk u gjet nga Policia e Shtetit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet domart konajri enver jamaku domart konajri enver jamaku

Sondazh

Poll