Rritet numri i të infektuarve me COVID/ Bilanci i MSH: 3 viktima, në spital ende 174 pacientë, 3 janë intubuar
17 Prill 2021, 17:10Nga DOSJA
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë nga pandemia e koronavirusit 3 pacientë, ndërsa janë infektuar 149 të tjerë. Mësohet se viktimat, të moshave 62-87 vjeç, janë nga Tirana, Librazhdi dhe Përmeti. Nga 2886 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 149 persona, ndërsa janë shëruar 542 të tjerë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2886 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,
Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 – 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (17 Prill 2021)
Raste të reja ditore 149 Të shëruar në 24 orë 542 Të shtruar në spitale 174 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 2886
Testime totale 605,208 Raste pozitive 129,456 Raste të shëruara 101,142 Raste Aktive 25,974 Humbje jete 2,340
TIRANË– Gentian Malindi, personi që akuzohet si organizatori i trafikut të 137 kg kokainë, ka humbur betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Përmes ...
LEZHË– Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Gjader dhe ka përfunduar në një parcelë.Tre pasagjerët dhe drejtu...
ITALI– 15 Nëntori i vitit 2008 do të ishte tragjedi për familjen e Riza Strazimirit. Djaloshi nga Shqipëria, 25 vjeç, që jetonte prej vitesh në Livorno h...
BERAT– Gjykata e Beratit ka dhënë sot masën e sigurisë për tre vëllezërit Marini, të cilët u përplasën me patrullën e Policisë së Shtetit disa ditë më parë. Tru...
Gëzimi i një prindi që e martoi vajzën, nuk ka zgjatur shumë. E bija ka qëndruar vetëm dy muaj tek bashkëshorti dhe më pas e ka braktisur atë, duke ikur me një ...
DURRËS- Sot nisi zyrtarisht vaksinimi i operatorëve turistikë në Durrës dhe Gjirokastër. 450 persona u regjistruan sot për të marrë vaksinën kineze Sinovac...
DURRËS – Forcat ushtarake amerikane do të nisin një stërvitje në vendin tonë dhe përgatitjet kanë nisur. Pamjet e siguruara nga Top channel tregojnë portin...
GJAKOVË– Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, ku 3 persona kanë humbur jetën.Aksidenti është konfirm...