Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Makina del nga rruga, plagoset drejtuesja e mjetit dhe tre pasagjerët

17 Prill 2021, 15:28 Nga DOSJA
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Makina del nga rruga, plagoset

LEZHË– Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Gjader dhe ka përfunduar në një parcelë.

Tre pasagjerët dhe drejtuesja e mjetit janë  të plagosur dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve të spitalit Rajonal të Lezhës. Ndërkohë që Policia e Shtetit dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për shkaqet e këtij aksidenti.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur ” Kryqëzimi i Gjadrit ” , mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksi lezhe-shkoder aksident në lezhë aksi lezhe-shkoder aksident në lezhë

Sondazh

Poll