Aktualitet

16 Prill 2021, 20:21 Nga DOSJA

TIRANË– Të dhënat për rreth 900 mijë qytetarë, të cilët kanë të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kanë qarkulluar për shumë ditë në media. Databasa me të dhënat, që pretendohet se i përket Partisë Socialiste, ka përfunduar në rrjet.

Dikush ka hapur një faqe me emrin “Patronazhisti im”, ku me vetëm numrin e kartës së identitetit mund të zbulosh personin që kujdeset për ju dhe orientimin e votës. 

Deri më tani nuk dihet se kush është krijuesi i sajtit, por nuk mungojnë as ironitë. Krahas të dhënave për faqen tek pjesa kur reklamohen “të drejtat e autorit”, është shënuar “Komiteti Qendror”. Megjithatë mbetet për t’u dyshuar vërtetësia e të dhënave. 

Çfarë ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve?

Skandali është zbuluar disa ditë më parë nga Lapsi.al. Një database me të dhënat e mbi 910 mijë votuesve, përfshirë këtu një sërë emrash të njohur, janë të skeduar me preferencat politike dhe shanset se për kë do të votojnë me 25 prill. Sipas portalit, ky regjistër elektronik është shpërndarë në të gjitha degët e PS në Shqipëri dhe të dhënat janë marrë nga e-albania.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet “patronazhisti im” investigimi i lapsi.al “patronazhisti im” investigimi i lapsi.al

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2021, 19:16

Mes arsenalit të frikshëm të armëve të gjetur në 20 baza në Tiranë nga operacioni “Kompleks”, dyshohet të ketë edhe armë që i përkasin institucioneve shtetërore...